Pompeo: Pas helmimit të Navalnit janë zyrtarët rusë

Pompeo: Pas helmimit të Navalnit janë zyrtarët rusë

Helmimi i kundërshtarit rus, Alexei Navalny, me shumë gjasa u orkestrua nga "zyrtarë të lartë" të qeverisë ruse. Ky është dyshimi i hedhur nga shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo, të mërkurën.

Pompeo përsëriti se Uashingtoni dhe të gjithë aleatët e tij evropianë duan që Rusia "të mbajë përgjegjësi", duke shtuar se Shtetet e Bashkuara do të përpiqen të identifikojnë fajtorët: "Është një gjë që ne do ta shqyrtojmë, vlerësojmë dhe do të sigurohemi që të bëjmë gjënë e duhur për të zvogëluar gjasat që diçka e ngjashme të ndodhë përsëri", shpjegoi ai.

Presidenti amerikan, Donald Trump, shpesh i akuzuar se ka qenë i butë përpara Vladimir Putinit, tha javën e kaluar se ai "nuk i ka parë ende" provat e helmimit të Navalnit, ndërsa Gjermania tashmë ka pohuar se ai është helmuar nga një agjent nervor i tipit Noviçok.

Rusia siguron se asnjë gjurmë helmi nuk është zbuluar nga mjekët në trupin e Navalnit dhe vë në dyshim versionin e evropianëve, duke e konsideruar atë një "fushatë dezinformimi" për të vendosur sanksione të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy