Nikola Sanduloviç, politikani serb i cili pak ditë më parë bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari Prekaz dhe kërkoi ndjesë për krimet e luftës nga Serbia në Kosovë, është dhunuar.
Pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë dhe jo vetëm, tregojnë gjendjen opozitarit serb pas dhunës së pësuar.
Gjithçka duket se vjen pas deklaratës së tij të ndjesës, ku tha se kërkon falje në emër të atyre që nuk e bën një gjë të tillë.
Për dhunën e ushtruar ndaj kreut të Partisë Republikane në Serbi, ka reaguar kryetarja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Vuçiç është një shekull larg pranimit të së vërtetës së krimeve të kryera, ndërkohë që rrezikon ekzistencën e atyre që e bëjnë.



