
Një 21-vjeçar është marrë peng nga tre persona, pas një konflikti për motive të dobëta. Sipas policisë, janë identifikuar autorët e dyshuar, dy prej të cilëve janë arrestuar dhe është shpallur në kërkim bashkëpunëtori i tyre. në pranga është vënë edhe një efektiv policie, i cili ka patur dijeni rreth ngjarjes por nuk e ka raportuar atë.



