Hapësira ajrore e Moldavisë është mbyllur përkohësisht. Këtë e ka bërë të ditur kompania ajrore Air Moldova në faqen e saj në Facebook, duke i ftuar pasagjerët të qetësohen.
Sipas disa mediave moldave, arsyeja e mbylljes është një dron dhe sipas raportimeve të tjera një raketë ruse.
Hapësira ajrore e Moldavisë është e mbyllur, sipas Air Moldova.
Linja ajrore u ka kërkuar pasagjerëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin njoftimet. Arsyet nuk janë shpjeguar.
Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë raportoi se një raketë ruse kapërceu hapësirën ajrore vendase.
Një tjetër linjë ajrore, HiSky, ka njoftuar se mbyllja e qiejve do të zgjasë katër orë.



