Egnatia qëndron në Superiore, fiton finalen ndaj Korabit

Egnatia qëndron në Superiore, fiton finalen ndaj Korabit

Egnatia do të vazhdojë të jetë pjesë e Abissnet Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Rrogozhinasit, fituan finalen e “play out” ndaj Korabit me shifrat 2-0, duke arritur të sigurojë mbijetesën, të paktën edhe për një sezon.

Delarge në minutën e 16-të dhe Jackson në minutën e 81 me penallti, ishin autorët e dy golave për Egnatian.

Në fund të takimit, nuk mungoi as tensioni, ku lojtarë të dy ekipeve, kishin një përplasje mes tyre, ku duhej ndërhyrja e stafeve për të qetësuar situatën.

Korabi pasi kaloi Apoloninë, nuk ia del dot të ngjitet në elitë, ndërsa duhet të luftojë të paktën edhe për një sezon në Kategorinë e Parë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy