Për herë të parë në më shumë se 70 vjet, monedhat australiane do t’i nënshtrohen një ndryshimi të madh.
Mint Royal Australian, ka treguar një pamje paraprake të monedhave të reja me figurën e mbretit Charles III.
Së pari do të shpërndahet monedha një dollar, në periudhën e Krishtlindjes, zbuloi zëvendësministri i Thesarit, Andrew Leigh.
Mirëpo për monedhat e mbetura, do të duhet të presim deri në vitin 2024.
Imazhi i Mbretit Charles është shëmbëlltyra zyrtare e Commonwealth, ajo është projektuar nga Royal Mint në Londër, prodhuesi zyrtar i monedhave britanike në Mbretërinë e Bashkuar, dhe ka marrë miratimin mbretëror.
Në përputhje me traditën, mbreti do të shfaqet në monedhat e kthyera majtas, në kontrast me imazhin e mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II, e cila ishte përballë djathtas.



