
Eksperti i IT-së Besmir Semanaj foli në MCN Live mbi sulmin e fundit kibernetik ndaj AKSHI-it, duke u shprehur se kemi të bëjmë me sulm të mirëkordinuar dhe të mirësponsorizuar nga shtete dashakeqe me Shqipërinë.
Ato që preken drejtpërdrejt janë qytetarët shqiptarë që u bë dita e dytë që s’kanë akses te e-Albania. Mbi 90 për qind e procedurave kalojnë përmes e-Albania-s. Jemi në një sulm tejet agresiv. Akoma nuk po arrihen të kthehen shërbimet funksionale. Ajo që më shqetëson është edhe terri informativ, përveç dy deklaratave të djeshme që shërbimet janë pezulluar, s’kemi një informacion se çfarë po ndodh. Informacioni i vetëm është hamendësimi mbi mënyrën si ka ndodhur sulmi. Nuk dimë tipologjinë e sulmit, sulm që s'ka ndodh asnjëherë! Mendoj që kemi të bëjmë me sulm të mirëkordinuar, të mirësponsorizuar nga shtete dashakeqe me Shqipërinë. Duhet të ketë një axhendë politike pas këtij sulm. Kemi një sulm me DIDOS, ndër më të vjetrat dhe efikaset për nxjerrjen jashtë funksionit të sistemeve, por zgjat për disa orë dhe jo me ditë të tjera. Por besoj që një sulm të tillë do e përballonte. Por duke u bazuar të dy komunikatat. Besoj që është sulm i koordinuar”.
Semanaj u shpreh se ka frikë se kemi të bëjmë me virusim të sistemeve dhe me dy tipologji sulmesh, DIDOS dhe ransomware.
Kam frikë që kemi të bëjmë edhe me virusim të sistemeve, me ransomware që mund të ketë penetruar në rrjet, dhe e bën të vështirë rekuperimin. Nisem edhe nga deklarata që duhet bashkëpunim me Microsoft. Kemi të bëjmë me dy tipologji sulmesh, DIDOS dhe ransomware. Nëse do ishte vetëm DIDOS do ishte e thjeshtë për institucionet që të parashikonin sa do zgjasë. Nëse do ishte DIDOS Shqipëria ka internet exchange dhe do aksesonin në rrjet të brendshëm sistemet. Kam asistuar në raste të ngjashme në kompani që kanë të njëjtën infrastrukturë me shtetin shqiptar, por me numër të lartë ekspertësh. Sërish është dashur të kërkohet ndihma e kompanive të specializuara. Shqipëria aktualisht s’i ka kapacitetet. Jo vetëm Shqipëria, por një shtet në përmasat e Shqipërisë, ose pak më i madh, sërish do i duhej ndihmë”.
Eksperti i IT tha se nuk kemi të bëjmë vetëm me një sulm, por me një akt terrorist, duke vënë në dukje se shteti ynë duhet të ketë një strategji për të ardhmen, pasi target mund të jenë edhe kompanitë private dhe bankat.
Nuk është thjesht një sulm, por akt terrorist. Mund të përcaktohet si lufte kibernetike ndaj Shqipërisë. Në të ardhmen të kemi investime më të mëdha në pjesën e luftën e krimit kribernetik. Nëse sportelet s’do ishin mbyllur s’do ishim në këtë situatë. Por s’është momenti për sulme politike, por të bashkëpunojmë. Pasi situata të marrë zgjidhje atëherë duhet të nisim një analizë teknike dhe të procedurave. Ajo pjesë që më shqetëson më tepër është terri informativ, më shumë se sulmi në vetvete. Duhet të dimë sa institucione janë prekur, numri i serverave, a ka back up-e. Nuk mund të rrimë duke pritur nëse u hap faqja e Kryeministrisë apo jo, nëse u hap e-Albania apo jo. Shteti shqiptar është në një luftë kibernetike dhe ky është test i rëndësishëm për institucionet shqiptare, sa mund ta përballojnë ose jo. I vetëm nuk mund ta përballojë. S’duhet të harrojmë që jemi shtet i NATO-s. Ka edhe informacione, se dimë nëse serverat e ushtrisë dhe policisë janë të hostuar te AKSHI. Mosmarrja e shërbimeve është gjëja më e vogël. Nëse do nxirren të dhënat sensitive do ishte shkatërruese. Nëse do kemi ramsonware do kemi humbje kolosale të dhënash. Situata është jashtëzakonisht shumë kritike. AKSHI dhe qeveria të japin të paktën një informacion se çfarë po ndodh. Është një sulm i paprecedentë për Shqipërinë. Një sulm i tillë një ditë mund të bëhet ndaj kompanive private dhe mund të bllokojë sistemin bankar. Duhet të kemi një strategji të mbrojtjes kiberbetike”.



