Të veshur kuqezi, me flamuj në duar dhe duke kënduar këngë e valle shqiptare. Kjo është atmosfera e krijuar në qytetin e Dortmundit nga tifozët kuqezinj.

Të ardhur nga të katër anët nga Shqipëria, Kosova, diaspora e deri nga Amerika e largët tifozët shqiptarë kanë pushtuar rrugët dhe sheshet e Dortmundit në Gjermani në prag të ndeshjes Itali- Shqipëri e cila do të luhet në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme.
Atmosfera duket e zjarrtë ndërsa tifozët nuk ngurojnë të shprehin entuziazmin e tyre për këtë ndeshje duke shpresuar në një fitore.
Pritet që stadiumi të mbushet me 50 mijë tifozë shqiptarë të cilat kanë udhëtuar nga e gjithë bota.
Kryeministri Edi Rama por edhe shumë ministra e deputetë shqiptarë kanë udhëtuar në Gjermani për të ndjekur nga afër ndeshjen Itali-Shqipëri e vlefshme për kampionatin Europian Gjermani 2024.



