Kjo nuk është aspak një situate e qetë mes Moskës dhe Washingtonit. Mijëra trupa dhe pajisje të NATO-s së bashku me qindra tanke janë duke u transportuar në drejtim të Polonisë në kufi me Rusinë, në atë që quhet nga SHBA si “mbrojtje kundër agresionit rus”.
Në portin gjerman, Bremerhafen arrijnë anije të cilat transportojnë teknikë të ushtrisë amerikane për nevoja të NATO-s në kufijtë lindorë me Rusinë.
Forcat speciale të Ushtrisë Amerikane janë vendosur në kufijtë e Baltikut dhe Rusisë si pjesë e “mbështetjes dhe mbrojtjes nga agresioni eventuale”, shkruan “New York Times”. Disa mijëra ushtarë specialë janë vendosur si ndihmë për ushtrinë e Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, anëtare të Aleancës së NATO-s.
Ky hap i mundëson ushtrisë amerikane që të përcjellë nga afër stërvitjet e ushtrisë ruse.
Por televizioni shtetëror rus “Russia Today”, duke cituar politikanët që janë në mbështetje të dialogut me Rusinë, theksojnë se kjo nuk do të na ndihmojë në qoftë se tanket shkojnë lartë e poshtë në të dyja anët e kufirit.
Ndëersa Washingtoni thotë se ngarkesa me pajisje ushtarake amerikane që ka zbarkuar së fundi në portin verior gjerman të Bremerhaven ka për qëllim që të rrisë angazhimin e saj në mbrojtje të aleatëve kundër një kërcënimi të perceptuar rus dhe për të siguruar se Evropa mbetet e “gjitha e lirë, e begatë dhe në paqe”.
