Lukashenko: Procesi ka nisur, Perëndimi po e shtyn Ukrainën drejt luftës me Bjellorusinë

Lukashenko: Procesi ka nisur, Perëndimi po e shtyn Ukrainën drejt luftës me Bjellorusinë

Presidenti i Bjellorusisë Alexander Lukashenko deklaron se do të ishte e pakuptimtë që Ukraina të hapte një front të dytë në kufirin me Bjellorusinë, por se Perëndimi po e shtyn drejt fillimit të një lufte të tillë.

Unë kam thënë se Ukraina sot nuk po diskuton vetëm, por po planifikon sulme në territorin bjellorus. Sigurisht, ukrainasve nuk u nevojitet një gjë e tillë.

Pse duhet të hapin një front të dytë në kufijtë tanë jugorë dhe në ata veriore? Nga pikëpamja ushtarake kjo është çmenduri! Megjithatë, procesi nisur.

Ata po shtyhen nga padronët e tyre drejt nisjes së një lufte kundër Bjellorusisë.

Deklarata e liderit bjellorus e cituar nga Tass, është bërë në një takim për çështjet e sigurisë.

Lukashenko kujtoi se ai kishte paralajmëruar për kërcënimet në kufirin perëndimor që në fillim të operacionit special ushtarak të Rusisë në Ukrainë, të nisur më 24 shkurt.

Madje ai shkon më tej duke thënë se Bjellorusia nuk do të lejonte askënd që të godiste forcat ruse pas shpine.

Atëherë e dija shumë mirë se drejtimi më i rrezikshëm për ne është ai perëndimor. Nëse do ta kishim lënë të pambrojtur, sot do të ishte një luftë në pragun tonë.

Por ne preferuam t’i mbanim forcat tona të armatosura atje. Për më tepër, ne forcuam drejtimin perëndimor.

Ai theksoi se ngjarjet e fundit në urën e Krimesë treguan një rritje të ndjeshme të nivelit të kërcënimit terrorist.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy