Itali/ Ish-burri i zë pritë 41-vjeçares dhe e përplas me makinë

Itali/ Ish-burri i zë pritë 41-vjeçares dhe e përplas me makinë

Një shqiptare 41-vjeçare është shtruar në spital në gjendje të rëndë pas dhunës së ushtruar nga ish-bashkëshorti. Sipas mediave italiane, gruaja ndodhet në spitalin  e Ankonës, pasi ish-bashkëshorti, një murator 55-vjeçar, e ka përplasur me makinë dhe më pas e ka qëlluar në kokë me mjetet e punës, një çekiç dhe një çelës.

Ngjarja ka ndodhur në dalje të një diskoteke në Montecassiano, ku burri i kishte zënë pritë. Në shtator të këtij viti, gjykata kishte lëshuar ndaj gruas një urdhër mbrojtjeje, i cili parashikonte që burri të mos i afrohej ish-gruas përtej një largësie të caktuar, por ai nuk e ka respektuar.

Tashmë 55-vjeçari ndodhet në burg me akuzën vrasjes së mbetur në tentativë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy