KESH: Shkarkimet nga Komani dhe Vau i Dejës nuk ndikojnë në zonat e Nënshkodrës  

KESH: Shkarkimet nga Komani dhe Vau i Dejës nuk ndikojnë në zonat e Nënshkodrës  

Pavarësisht sasisë së madhe të reshjeve të shiut të ditëve të fundit, në HEC-et e vendit situata paraqitet nën kontroll. Korporata Elektroenergjitike vijon orë pas ore të monitorojë nivelin e ujrave si dhe prurjet në kaskadën e lumit Drin. Sipas KESH, niveli i liqeneve mëngjesin e sotëm ishte si më poshtë:

Fierza 282.71 m

Koman 172.82m

Vau i Dejës 75.02 m

Prodhimi vijon te jetë me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës. Prurjet natyrore totale në kaskadë për momentin janë 1920 m3/s.

Shkarkimet nga vetëm njëra portë e HEC Vau i Dejës arrijnë në 700m3/s ndërsa në HEC Koman 200 m3/s.

KESH bën të ditur se shkarkimet nga këto dy HEC-e nuk ndikojnë në nivelin e ujrave në kanalin e shkarkimit si dhe në zonat e NënShkodrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy