Ish-zv.ministri i Jashtëm, Anton Berisha, thotë se është tepruar me stërzgjatjen e heqjes së vizave për shtetasit e Kosovës në vendet e BE-së. Në një lidhje Skype me studion e lajmeve të MCN TV, Berisha tha se vonesa në liberalizimin e vizave po lidhet direkt me progresin në dialogun Prishtinë-Beograd, çka ka shkaktuar zhgënjim në Kosovë.
Pas samitit të BE dhe mungesës së çfarëdo lajmit të mirë, përfaqësuesi i BE për dialogun, Lajçk, po tenton që me këtë vizitë të rinisë dialogun dhe të krijojë një përshtypje se Kosova nuk është harruar nga BE dhe proceset do të vijojë. Entuziazmi në Kosovë është i zbehtë. Dialogu ka rrëshqitur në tema teknike dhe në një format të tillë nuk i dihet as fundit.
Është tepruar stërzgjatja e mosliberalizmit të vizave. Është i pakuptimtë ky mosliberalizim. Ka indikacione se vonesat kanë të bëjnë me një ndërlidhje me dialogun, gjë që është e padrejtë.
Në lidhje me shpresat e Shqipërisë për hapjen e negociatave pas heqjes së vetos bullgare, Berisha tha se më shumë se kjo e fundit shkak i ngërçit është ngurrimi i vendeve anëtare të BE-së.
Po bëhen 20 vjet dhe ne ende jemi në zvarritje të tilla. Më shumë sesa veton bullgare pengesë shoh mosgatishmërinë e vendeve anëtare që të hapur procesin për rajonin. Me këto vendime të çuditshme dhe me një situatë që imponon gjeopolitikë europiane, BE duhet të faktorizohet. Janë të pakuptimta këto zvarritje. Është e vështirë të parashikohet se çfarë do të ndodhë.



