Një kamion ka pësuar defekt në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në kryqëzimin e Shëngjinit, duke bllokuar hyrjen për në qytet.
Kjo situatë vijon që prej orës 7 të mëngjesit, duke krijuar trafik të renduar dhe kaos edhe përgjatë superstradës Lezhë-Milot.
Për të lehtësuar sadopak lëvizjen dhe orientuar drejtuesit e automjeteve janë vendosur efektiv të policisë rrugore në disa pika.



