Zgjidhja e kubit të Rubikut mund të jetë një sfidë e vështirë për shumë prej nesh. Por jo për 13-vjeçarin kinez Que Jianyu. Ai i ka mahnitur të gjithëe kur arriti të zgjidhte 3 kuba ndërkohë që i xhonglonte në ajër.
Pesë minuta e pesë sekonda ia janë dashur atij për të përfunduar ushtrimin që për shumicën e njerëzve mund të jetë mision i pamundur. Afisa e tij u shfaq në një talentshou kinez, ku ai ishte i ftuar special.
Vitin e kaluar, ai arriti ta zgjidhte kubin duke përdorur duar e këmbë, ndërkohë që sytë i kishte të mbyllur.
“Mjafton të memorizosh çdo kub dhe pastaj të zbatosh formulën e duhur për zgjidhjen”, thotë ai.



