Banorët e Dukagjinit në protestë, kërkojnë rikonstruksionin e 'rrugës së vdekjes'

Banorët e Dukagjinit në protestë, kërkojnë rikonstruksionin e 'rrugës së vdekjes'

Banorët e Dukagjinit zhvilluan protestën e dytë brenda një kohe të shkurtër duke kërkuar rikonstruksionin e rrugës që cilësohet si rruga e vdekjes.

Protesta këtë radhë përkoi me 16 vjetorin e aksidentit tragjik në aksin e Dukagjinit të 2007-ës ku humbën jetën 10 persona mes të cilëve shpëtoi vetëm një 13 vjeçar që dha lajmin e kobshëm.

Fëmijët dukagjinas që jetojnë në Shkodër apo vende të tjera me familjet e tyre kërkojnë rrugën e Dukagjinit për të shkuar tek kullat e gjyshërve.

Edhe shoferët e Dukagjinit dhe protestues të tjerë tregojnë se rikonstruksioni i asaj rruge është një domosdoshmëri sepse shpesh kanë parë vdekjen me sy në atë segment.

Roza Pjetri e cila ka humbur shtatë anëtar të familjes së saj gjatë marshimit bëri të ditur kërkesat për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit dhe se kjo protestë nuk është politike.

Ndërsa, aktivistja Marjan Koçeku tha se Dukagjini është shpopulluar nga mungesa e rrugës dhe shërbime të tjera ndërsa u shpreh se do vihen në dijeni të gjitha institucionet më të larta të vendit.

Në vijim banorët e Dukagjinit pritet që ta përshkallëzojnë protestën e tyre nëse pushteti vendor dhe qendror nuk marrin masat e duhura për rikonstruksionin e rrugës së Dukagjinit ndërsa po firmoset edhe një peticion lidhur me këtë çështje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy