Kanë përfunduar në Bruksel takimet në nivel të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. REL raporton se bisedat janë bërë veçmas dhe nuk ka pasur një takim trilateral. Fillimisht i dërguari i BE Lajçak ka tkauar shefin e delegacionit të Serbisë, Petar Petkoviç, takim që ka zgjatur deri pas orës 12:00. Mandej ka nisur takimi me përfaqësuesin e Kosovës. Nga delegacionet e Kosovës dhe BE-së nuk është dhënë informacione mbi ecurinë e takimeve.



