
Spanja ka dëbuar dy zyrtarë të ambasadës amerikane në Madrid, të cilët akuzohen se iu kanë dhënë ryshfet agjentëve të inteligjencës spanjolle për të nxjerrë informacione të klasifikuara, raportoi gazeta El Pais, duke cituar burime qeveritare të enjten.
Stafi i ambasadës, emrat e të cilëve El Pais nuk i përmend, u tërhoq në heshtje me kërkesë të Madridit.
Gjithçka pasi një hetim tregoi se dy oficerë të inteligjencës spanjolle dhanë informacione në këmbim të një sasie të madhe parash.
Ambasadorja e SHBA Julissa Reynoso u thirr nga autoritetet spanjolle, por deklaroi se nuk dinte asgjë për rastin në fjalë dhe kërkoi falje, raporton Reuters.
Uashingtoni më pas u pajtua me kërkesën e ministrisë së Mbrojtjes dhe të Jashtme të Spanjës për largimin e dy pjesëtarëve të stafit amerikan.



