Inteligjenca artificiale nuk është fotografi. Prandaj nuk do ta pranoj çmimin.
Me këtë fjali fotografi gjerman Boris Eldagsen refuzoi çmimin në një nga konkurset më prestigjioze ndërkombëtare të fotografisë, Sony World photography Awards.
Eldagsen fitoi në kategorinë ‘Creative’ të konkursit me një imazh të titulluar "Electricist", portreti enigmatik i dy grave, detajet ikonografike dhe 'tekstura' e të cilave i referohen gjuhës fotografike të albumeve të vjetra familjare.
“The Electrician” është pjesë e “Pseudoamnesia – Fake Memories”, projekti artistik në të cilin fotografi gjerman eksploron potencialin e punës me Inteligjencën Artificiale (AI).



