Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e lënë bosh nga Ahmetaj, Plarent Ndreca drejt Kuvendit

Dallëndyshe Bici refuzon mandatin e lënë bosh nga Ahmetaj, Plarent Ndreca drejt Kuvendit

Dallëndyshe Bici e cila është aktualisht në krye të Kadastrës, i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me anë të së cilës refuzon të marrë mandatin e deputetes.

Gjithçka pas përfundimit të mandatit të deputetit Arben Ahmetaj i cili ndodhet në arrati prej më shumë se gjashtë muajsh, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e inceneratorëve.

Me shkresën nr. 43/1 prot., date 9.1.2024 me lëndë “Njoftim për dorëzim dokumentacioni”, për të cilën kam marrë dijeni në datë 10.1.2024, jam njoftuar për depozitimin e formularit të vetëdeklarimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Nga sa më sipër, ju bëj me dije se nuk do të vijoj procedurat ligjore përkatëse për marrjen e mandatit të deputetit në Kuvendin e Shqipërisë, për shkak të angazhimit tim në detyrën funksionale që ushtroj aktualisht në institucion qendror.

Pas Dallëndyshe Bicit, në listën e kandidatëve për deputet vjen Plarent Ndreca, i cili me gjasë do të ulet së shpejti në vendin e lënë bosh nga Ahmetaj në Kuvend.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy