Gjonça: Emigracioni shkaktari kryesor i tkurrjes së popullsisë, shqiptarët kanë mobilitet social për tu integruar

Gjonça: Emigracioni shkaktari kryesor i tkurrjes së popullsisë, shqiptarët kanë mobilitet social për tu integruar

Arjan Gjonça në studion e MCN Economy ka komentuar lidhur me tkurrjen e popullsisë në vendin tonë për të cilën u shpreh se kjo ka nisur që në vitet 1990. Ai tha se shkaktari kryesor i kësaj tkurrje politike nuk vijnë si pasojë e lindjeve dhe vdekjeve, por nga emigracioni, ku problem mbetet largimi i të rinjve të edukuar.

Tkurrja e popullsisë nuk ka ndodhur në këto 5 vite, ajo ka nisur që nga vitet 1990, ka qenë 3.2 dhe tani është 2.8. Pika e dytë e rëndësishme është saktësia e të dhënave, sepse ato që jep INSTAT janë vlerësime mbi supozime të caktuara, ne do presim regjistrimin e popullsisë për të dhëna më të sakta. Tani emigracioni ka qenë më i madh pas ‘90 ku ka qenë gati minus 30% emigracioni neto. Pastaj mbeti në shifrat 10% dhe sot jemi në shifrat e 5% negativ. Kjo është një problem që emigracioni është shkaktari kryesor që sjell tkurrjen e popullsisë. Tani po ikin më shumë të rinjtë dhe veçanërisht ata të edukuarit. Më para iknin ata të rinj të moshës së punës pa dallim pastaj ajo u rrit në 55 vjeç dhe pastaj mosha e tretë për shkak të bashkimit të familjes.

Më tej ai theksoi se shqiptarët ikin për shumë arsye një nga ato është faktorët shtytës dhe tërheqës. Sipas tij 84% e popullsisë shkojnë për punësim jashtë shtetit dhe kjo do të thotë se politikat e vendeve perëndimore i tërheqin ata.

Faktorët shtytës mund të përmendim jetën, mungesa e punësimit, vihet re njëlloj mungese e mundësisë për të parë një të ardhme më të mirë, mungon shpresa, por ke dhe fakt tërheqës që ke pjesën më të mirë, janë politikat e vendeve perëndimore që kanë politika për të marrë punëtorë të një punësimi të caktuar. Në një studim të bërë nga unë del që përcaktuesi i rënies së popullsisë nuk është shtesa natyrore por emigracioni. Lindshmëria patjetër që ka rënë, por është cilësuar mortaliteti, por asnjë nga këta dy faktorë nuk janë kryesorë në përcaktimin e tkurrjes së popullsisë dhe shifra se 84% shkojnë për punësim jashtë shtetit do të thotë se politikat e vendeve perëndimore i tërheqin ata. Në masën 80-90% rritja e popullsisë përcaktohen nga emigracioni, ndërsa lindjet dhe vdekjet janë minimale në kufijtë e mbetur.

Ndërsa duke bërë një krahasim mes emigracionit kosovar dhe atij shqiptar, Gjoça tha se kosovarët janë më të integruar sepse kanë emigruar më herët, por edhe shqipatrët nuk janë pas pasi siç ai shprehet shqiptarët kanë një mobilitet social të jashtëzakonshëm për tu integruar.

Emigracioni kosovar është më i integruar sepse është më i hershëm, ndërsa joni ka qenë relativisht i ri. Patjetër që është shumë i integruar, shqiptarët kanë një mobilitet social të jashtëzakonshëm, plus që kemi dhe gjeneratën e dytë të lindur në perëndim, ne kemi shqiptar si Ceo në disa organizma, që merren me politikë, përveç gjeneratës së parë që kanë ikur herët si unë, kemi dhe gjeneratën e dytë. Aftësia për të mbijetuar është e lartë kur vjen nga vendet e varfra sakrificën dhe punën e bën më të madhe.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy