Kontrabanda e naftës, Pjetra: Lejohet me urdhër politik, po të duan e kapin për 24 orë

Kontrabanda e naftës, Pjetra: Lejohet me urdhër politik, po të duan e kapin për 24 orë

Dy ditë më parë, në Portin e Durrësit u kapën mbi 1 mijë ton naftë kontrabandë në dy anije të ndryshme që vinin nga Tunizia. Në rastin e parë u sekuestrua një ngarkesë prej 670 ton naftë dhe në rastin e dytë u sekuestrua një sasi tjetër prej 400 tonësh. Të dy operacionet kundër kontrabandimit të sasive shumë të mëdha të naftës nga Tunizia u zbuluan dhe u finalizuan me ndihmën e Guardia di Finanza, ndërkohë që policia ka shpallur në kërkim dy shtetas Eduart Skora dhe Florian Biba, pronarë të anijeve në fjalë, por ende nuk dihen se cilët janë porositësit e naftës. Avokati Ndue Pjetra shpjegoi në studion e MCN se si funksionon skema e naftës kontrabandë.

Gjejnë të gjithë mekanizmat, nuk kanë frikë prokurorinë e policinë, sepse ato nuk bëjnë dot asgjë se marrim urdhër nga lart. Mbeten në burg të vegjlit, se nuk arrestohet kapiteni. Është shkelje e rëndë..

Është e lehtë të zbulohet, por nuk duan. Kjo është një lojë, është tamam grup i strukturuar kriminal. Po të shikosh karburantet, nafta është e pastandarde. Në asnjë vend në Shqipëri nuk ka naftë cilësore.

Unë di një rast që shkon të marrë 1 mijë litra me bidon. Ai i hedh 920 litra. Kolaudimi i pistoletave bëhet qëllimisht i mangët. I thotë unë e di sa vjedh ti, do më japësh kaq. Nëse duan ta hetojnë këtë skemë, është krejt e lehtë.

Ka një llogaritje të thjeshtë. Akciza 1 mijë lekë për një litër naftë, kur 80 mijë lekë është pagesa sociale. Sa më fukara ky vend, aq më gjatë e mban pushtetin partia që e ka. I vetmi institucion që është SPAK, që po punon nëse e lënë.

Pjetra tha se zyrtarë të qeverisë janë direkt të implikuar. Duke iu referuar statistikave, ai tha se ka një deficit të madh mes naftës që shitet dhe asaj që hyn në Shqipëri, çka tregon përmasat e kontrabandës.

Dihet kush janë. Pritësi dhe qeveria e shtetit shqiptar. Për t’i specifikuar, janë ministria vartëse, ajo merr urdhra që këtë person mos e prek.

Kush i merr lekët e Rrugës së Kombit? A u lind e drejta të gjithë atyre që kanë kaluar në atë rrugë dhe kanë paguar 5 euro sa herë hyjnë, që të dëmshpërblehen kur rrugën e bllokon bora.

Porti i Durrësit po deshi e bën punën me 1 polic. Por ajo që çedon janë urdhrat politikë.

Pse ky bum nafte në Shqipëri. Janë 970 mijë mjete motorike që qarkullojnë në Shqipëri. Pra, një në çdo tre veta ka një mjet. Pra 0-33 litra naftë për frymë hyn në Shqipëri. Sa shitet? Shitet trefishi. Kjo është naftë e padeklaruar në doganë. Po të duan ta kapin për 24 orë, e kapin. Këto lekë që përdoren i ke gjysmën e pallateve që nuk hyn njeri në to. Shkon deri në 10 mijë euro metri katror.

Niset nga Tunizia nafta. Merret certifikata e cilësisë. Janë një sërë dokumentesh që duhen. Është i identifikuar pritësi. Ajo naftë nuk hyn në port pa hedhur firmën pritësi. Mjeti nuk lejohet të hyjë në ujërat e portit por rri në distancë kur përfundojnë procedurat dhe nis shkarkimin. Polici nuk di asgjë. Në momentin që i japin urdhrin, ai lejon hyrjen.

Në rast se sekuestrohet, po ashtu hyn në port. Pritësi le të themi që priste 2500 litra naftë dhe cmimin e kishte caktuar 10 lekë. Kur vjen këtu i thotë firma pritëse nuk ta marr me 10. Ai nuk e kthen dot mbrapsht. Tani ai i thotë të madhit, atij që është i lidhur, dhe ai thotë sekuestrojeni për kontrabandë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy