
Gazetari Elvi Fundo nga studio e ‘Të Paekspozuarit’ në MCN TV ka treguar se çfarë kanë qenë 9 vitet e Lulzim Bashës në krye të Partisë Demokratike.
Ai tha se është i vetmi person që nuk ka sjellë asnjë fitore në PD dhe që e ka përdorur partinë për interesat e veta dhe të familjarëve të tij duke u pasuruar.
9 vitet e Lulëzim bashës në PD janë thjesht kthimi i një force politike që përmbysi një sistem për ta kthyer në shoqatë dhe shoqatën e përdori për përfitimet e familjes. 9 vitet e Lulzim Bashës janë ndoshta një shembull për tu studiuar nga politologët sepse është njeriu i vetëm që humbet dhe nuk largohet është njeriu i vetëm që formonte intriga siç po bën dhe sot, merrte Arben Ristanin e vendoste 4 vjet pastaj e hiqte dhe vinte një tjetër. Përdorte PD për interesat e veta personale, është njeriu i vetëm që ka tradhtuar çdo kauzë të demokratëve në 9 vjet dhe është njeriu tashmë i vërtetuar bashkë me vilat e tij dhe familjarët e tij, i vetmi lider opozite në botë që pesëfishon pasurtitë e tij, kompanitë e kunatit të tij kanë shkuar xhiron në 20 mln dollarë. Këto të deklaruara. Kunati na del te porti i Durrësit, te unaza e Tiranës, tek rruga e kombit, te Kastrati. Nuk janë pak këto sikurse ka pasur dhe akuza të drejtpërdrejta ndaj tij për shitje të listave të deputetëve.



