Franca në krizën e thatësirës, kufizohet furnizimi me ujë   

Franca në krizën e thatësirës, kufizohet furnizimi me ujë   

Franca po përballet me një thatësirë të madhe, e përkeqësuar nga një valë e tretë e të nxehtit për këtë verë.

Të gjendur në këto kushte, autoritetet kanë vendosur kufizime të furnizimit me ujë.

"Kjo thatësirë ​​është më e keqja e regjistruar ndonjëherë në vendin tonë... situata mund të vazhdojë për dy javët e ardhshme ose të bëhet edhe më e rëndë," thuhet në një deklaratë të kryeministrisë.

“Kushtet e thata janë një "katastrofë" për fermerët në të gjithë vendin, si dhe për "ekosistemet dhe biodiversitetin tonë", thuhet më tej.

Dhe temperaturat në rritje kanë rritur avullimin e liqeneve dhe lumenjve, nivelet e të cilëve kanë rënë, ndërsa nevojat për ujitje po rriten përpara korrjeve të vjeshtës.

“Përballë kësaj situate historike, kryeministrja ka vendosur të aktivizojë një task-forcë ndërinstitucionale të krizës dhe u kërkon të gjithëve të ruajnë burimet tona ujore”, tha zyra e saj.

Por deklarata nuk adresoi kritikat në rritje për përjashtimin që u është bërë nga kufizimi fushave të golfit, të cilat po lejohen të vazhdojnë të ujitin barin edhe në kulmin e krizën së thatësirës.

Disa vende të tjera evropiane kanë lëshuar gjithashtu paralajmërime të rënda për thatësirën, ndërsa BE-ja u kërkuar anëtarëve këtë javë që të ripërdorin ujërat e zeza urbane të trajtuara.

Kriza ka ndezur frikën se rendimentet e drithërave dhe kulturave të tjera do të vuajnë, duke rritur më tej çmimet e ushqimeve tashmë mjaftueshëm të larta për shkak të luftës në Ukrainë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy