Putin urdhëron gatishmëri të lartë në sistemin e mbrojtjes bërthamore

Putin urdhëron gatishmëri të lartë në sistemin e mbrojtjes bërthamore

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëron gatishmëri të lartë të sistemit rus të mbrojtjes bërthamore.

Një deklaratë e tillë u bë nga lideri i Kremlinit, gjatë një takimi me ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov.

“Vendet perëndimore dhe jo vetëm po ndërmarrin veprime jomiqësore ndaj vendit tonë në sferën ekonomike, e kam fjalën për ato sanksione që të gjithë i dinë mirë, por edhe zyrtarët e lartë të vendeve kryesore të NATO-s po bëjnë deklarata agresive kundër vendit tonë. Po tentojnë të pengojnë Rusinë, dhe për t’u përgjigjur duhet të vendosim në gatishmëri të lartë, forcat e parandalimit bërthamor”, deklaroi Putin.

Fjalët e tij u cituan në një deklaratë të shpërndarë nga ministria ruse e Mbrojtjes, raporton Ria Novosti.

Më tej thuhet se më 21 shkurt, në përgjigje të apelit të Republikave Popullore të Donetsk dhe Luhansk me një kërkesë për të njohur sovranitetin e tyre, Putin nënshkroi dekretet përkatëse dhe më 24 shkurt ai njoftoi fillimin e një operacioni të posaçëm ushtarak për çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy