Haradinaj:Ekstradimi në Serbi, ftesë direkte për luftë

Haradinaj:Ekstradimi në Serbi, ftesë direkte për luftë

Më 27 prill do të komunikohet vendimi i Gjykatës franceze mbi ekstradimin ose jo të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj beson se vendimi do të jetë refuzues, bazuar në argumentet e dhëna gjatë seancës paraprake, raporton KTV.

Në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ftesën për ekstradim në Serbi, Haradinaj e quajti ftesë direkte për luftë.

Deklaratat e ambasadorit francez se gjykimi bazohet në fakte të reja, Haradinaj i quan gënjeshtra.

Mbajtjen e tij ai e vlerëson si tendencë për ta mbajtur larg proceseve vendimmarrëse, pasi thotë se rasti i tij mund të trajtohej edhe nga Gjykata Speciale.

Një gjë e tillë thotë Haradinaj nuk bëhet pasi tashmë janë shtjerrë të gjitha proceset të cilat mund të provonin fajësinë e tij.

Lideri i AAK-­së thotë se është koha që qytetari i Kosovës të votojë për ndryshim dhe qeverisjen e kaluar. 

Ai përjashton çdo mundësi për koalicion parazgjedhor me LDK-në apo PDK-në

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy