Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Këshilli Evropian, Antonio Costa, në konferencën e përbashkët në Tiranë, theksuan rëndësinë e reformave në rrugën e integrimit evropian.
Rama falënderoi Costën për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Shqipërisë, duke nënvizuar se reformat po zbatohen për forcimin e institucioneve dhe përmirësimin e funksionimit të shtetit.
Ai tha se qeveria mbetet e përkushtuar për mbylljen e kapitujve të negociatave dhe për informimin më të mirë të publikut mbi sfidat e procesit.
Nga ana e tij, Costa vlerësoi progresin e Shqipërisë dhe përmbushjen e piketave të grupkapitullit të parë të çështjeve themelore. Ai theksoi se fokusi tani duhet të jetë zbatimi i ligjeve, forcimi i institucioneve demokratike dhe garantimi i një sistemi gjyqësor të pavarur.
Costa gjithashtu inkurajoi Shqipërinë të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimi Evropian.
Rama
E falenderoj për mbështetjen e palodhur, edhe para se të realizonim mbylljen e fazës së çeljes së kapitujve, në një kohë kur të gjithë së bashku përballemi me shumë sfida. Ndajmë plotësisht me Presidentin bindjen se pjesa kryesore e punës sonë këtu, mbetet puna jonë.
Që do të thotë ne kemi detyra për të përmbushur, jo për hir të Brukselit, Berlinit apo Parisit, por për hir të përmirësimit të perdormancës, së shtetit, institucioneve. Dhe sigurisht që tani në këtë fazë, theksi kryesor është zbatimi i atyre reformave që janë kryer me sukses, apo i gjithë ligjeve që do hyjnë në trupin e Shqipërisë.
Natyrisht është në proces me shumë sfida. Me të drejtë Presidenti na ka sugjeruar që të rrisim përpjekjet për të njohur pblikun e gjerë me të gjitha këto sfida që shoqërojnë çdo hap që hedhim përpara.
Ne kemi dakordësi 100% në të gjitha çështjet, sa i përket detyrave që ne duhet të bëjmë, domosdoshmërisë që të ecim me këtë ritëm dhe të mbyllim kapitujt.
Dhe kemi dakordësi 100% që rajoni si i tërë të funksionojë si një kolektiv bashkëpunues dhe kemi dakordësi 100% që në këtë rrugë nuk jemi vetëm, por kemi një partner si BE dhe një burim të jashtëzakonshëm dijesh.
Costa
Vlerësoj përpjekjet e Shqipërisë për tu bërë pjesë anëtar i BE. Shqipëria ka përmbushur piketat e ndërmjetme për grupkapitullin e parë të çështjeve themelore. Kjo ka bërë që shtete anëtare të mbështesin vijimin e Shqipërisë drejt BE.
Tani fokusi është te çështja e zbatimit të ligjeve. Reformat janë zgjedhje nga ana juaj për të ndërtuar institucione të pavarura demokratike.
Një gjyqësor i pavarur janë themelore për anëtarësimit në BE. Iu inkurajoj që të forconi angazhimin tuaj në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.



