Protesta, Dasho: Më jep shpresë se do të sjellë shpejt rrëzimin e qeverisë më të korruptuar në Europë

Protesta, Dasho: Më jep shpresë se do të sjellë shpejt rrëzimin e qeverisë më të korruptuar në Europë

Mjeku Erion Dasho tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se protesta që nisi për Zvërnecin përmbledh zemërimin e të gjitha shtresave ndaj një qeverisjeje 13-vjeçare abusive që e ka çuar vendin në prag të katastrovave.

 

Duke vijuar Dasho tha se protesta që po zhvillohet në bulevard, është protesta më heterogjene e organizuar ndonjëherë.

 

Është protestë qytetare që përmbledh zemërimin e të gjitha shtresave, përfshirë diasporën, ndaj një qeverisjeje buzë humnerës 13-vjeçare që e ka çuar Shqipërinë në prag të katastrofave. Kjo protestë përfshin shtresa të ndryshme. Më gëzon si shqiptar që jetoj jashtë kur shoh bashkë edhe qytetarë dhe grupime që i përkasin orientimeve që nuk kanë lidhje, madje janë edhe në kundërshtim me njëra-tjetrën. Një tjetër skandal është edhe ai i terapisë hormonale për ndryshimin e gjinisë. Aty ka pasur përfaqësues të pjesës më konservatore, por edhe përfaqësues të LGBT. Është protesta më heterogjene që kanë zhvilluar ndonjëherë qytetarët. Ata kërkojnë largimin e Ramës dhe kjo është parulla që i bashkon të gjithë. Në protestë ka persona që nuk e shohin veten të përfaqësuar nga PD, Berisha dhe kërkojnë largimin e tyre. 

 

Sipas Dashos organizimi i protestave në Gjermani ka qenë krejt spontan. 

 

Kjo protestë më jep shpresë se do të sjellë shpejt rrëzimin e qeverisë më të korruptuar në Europë. Organizimet kanë qenë spontane. Unë flas me shumë mjekë. Ka shqiptarë që bashkohen. Në të gjitha grupimet dhe rrjetet sociale është bërë thirrja dhe është arritur dakordësia për protestë. Kanë qenë disa mijëra shqiptarë që protestuan në mënyrë civile. U befasova nga pjesëmarrja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy