Aktori Erand Sojli tha në studion e emisionit “Zgjohu me MCN” se pjesëmarrja në “Ferma Vip” ishte një eksperiencë unike, por që ai nuk do donte ta përsëriste më kurrë.
Solji tha se nuk doli i dashuruar nga ky reality, pasi e dinte shumë mirë që ishte pjesë e një eksperimenti.
Ishte eksperiencë unike që nuk do doja më kurrë në jetë ta provoja, sado paratë të më jepnin. Hyra me idenë të prezantohem me njerëzit, me ata që më kanë mbështetur si Erand.
Kam qenë i vërtetë brenda rolit tim që kisha në kokë. “Fermën Vip” e pashë si mundësi për të përcjellë anën e mirë.
Jo nuk dola i dashuruar, kur e di që jam pjesë e një eksperimenti. Ajo që ishte me interes ishte të hyja dhe të sfidoja veten time.
Vajzat më thanë babi jemi shumë krenare për ty. Pavarësisht se jam i ndarë, unë jam me to. Gocat janë mësuar me punën time dhe të Rinës.
Ndarja nuk është gjë e mirë, është gjë e keqe. Por nëse ndodh duhet të kuptosh që jeni dashur dhe keni bërë fëmijë. Se nuk merreni vesh nuk do të thotë që jeni armiq, por aleatë në rritjen e fëmijëve.
Më tej, Sojli tha se pjesëmarrja në “Fermën Vip” ndër të tjera kishte dhe qëllimi që ai të njihej me mentalitetin e vendit dhe si kanë ndryshuar gjërat këtë kohë që ai ka qenë në SHBA.
Mua nuk më ka munguar pjesa e artit se dhe në Amerikë ata punë kam bërë. Kam sfiduar veten dhe kam vendosur të jetoj si artist gjithë jetën.
Ardhja në Fermën ka qenë që të njoh mentalitetin dhe a jam unë ende në formë për të dhënë atë që unë mund të jap dhe njerëzit ta pranojnë. Unë jam produkt i shqiptarëve.



