Ndërsa kanë kaluar më shumë se dy orë nga ajo që ishte lajmëruar për nisjen e seancës plenare për miratimin e draftit final të Reformës në Drejtësi, Kryeministri Rama ka reaguar në rrjetin social Twitter duke u bërë apel qytetarëve që të qetësohen pasi anëtarët e Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi të PD-së po shikojnë atë që kanë pranuar. Sipas Kryeministrit demokratët duan të miratojnë reformën kur qytetarët të jenë në gjumë.
