Presidenti Meta propozon gjyqtaren e Kushtetueses për kreun e ri të KLSH-së (VIDEO)

Presidenti Meta propozon gjyqtaren e Kushtetueses për kreun e ri të KLSH-së (VIDEO)

Gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tushe është propozuar nga presidenti Ilir Meta si kandidate për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Emri i Vitore Tushës është përzgjedhur nga presidenti për t’ju propozuar Kuvendit ditën e nesërme.

Në një njoftim Presidenca shkruan se Vitore Tushs, gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale.

Pas realizimit të një procesi transparent dhe objektiv, presidenti ka arritur në konkluzionin se Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për t’u zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë.

"Vitore Tusha plotëson kushtet dhe kriteret ligjore, si dhe është kandidatura më e përshtatshme për tu zgjedhur në këtë pozicion kushtetues, bazuar në eksperiencën solide dhe kontributin e pandërperë të znj.Tusha, në fushën e jurispudencës, si në sistemin gjyqësor, ashtu dhe referuar angazhimeve të saj akademike si pedagoge në institucionet e arsimit të lartë në fushën e së drejtës, trajnuese dhe pedagoge në Shkollën e Magjistraturës, apo edhe si eksperte në fushën e së drejtës kushtetuese e më gjerë" , thuhet në njoftimin e presidences.

Aktualisht anëtare në detyrë e Gjykatës Kushtetuese të cilës i ka mbaruar mandati në këtë funksion që prej datës 10 mars 2017, ka kaluar me sukses edhe procesin e Vettingut.

"Tusha gëzon një integritet të lartë moral dhe profesional, e konfirmuar edhe në rrugë istitucionale, ajo është konfirmuar në detyrë dhe ka kaluar me sukses dhe me vendim të formës së prerë, procesin e rivlerësimit kalimtar (vettingun), për të gjithë komponentët e këtij procesi, duke krijuar bindjen se kandidatura e saj është e denjë për tu zgjedhur si Kryetar i Kontrollit ë Lartë të Shtetit", thotë Presidenca. 

Kreut aktual të KLSH-së, Bujar Leskaj i mbaron mandati 7-vjeçar në fund të dhjetorit dhe garës së hapur nga presidenca për postin e kryetarit të KLSH-së. Për këtë pozicion ishin 34 emra në garë, mes tyre edhe figura të politikës dhe botës akademike.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy