Bushka: Me skadimin e afatit për KPK dhe Komisionerin Publik, 300 çështje mbeten stok

Bushka: Me skadimin e afatit për KPK dhe Komisionerin Publik, 300 çështje mbeten stok

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka nga foltorja e Kuvendit foli për nismën për zgjatjen e afatit të organeve të vettingut. Gjatë fjalës së saj ajo vlerësoi faktin se vettingu është një gur themeli i për vijimin e reformës në drejtësi, ndërsa pohoi se nëse ndërpritet mandati i KPK-së dhe të Komisionerit Publik, do të mbeten stok 300 dosje, të cilët më pas do i kalojnë SPAK.

Gjithashtu Bushka radhiti disa arritje të mëdha sipas saj të Reformës në Drejtësi siç është funksionimi i Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë si edhe rivlerësimi i një numri të madh prokurorësh dhe gjyqtarësh.

Ne jemi duke dëshmuar jetësimin në reformën në drejtësi. Janë ngritur dhe ushtrojnë funksionet e tyre organet e vettingut, KLP, KLGJ, ILD, Prokurori i përgjithshëm, SPAK, BKH, Shkolla e Magjistraturës. Prej më shumë se një viti Gjykata e Lartë dhe Kushtetuesja janë në punë. Këto gjykata kanë punuar me ritme të kënaqshme pavarësisht vështirësive që sollën dy fatkeqësinë, tërmeti dhe pandemia, në Kuvend është miratuar buxhet për këto institucione.

Në lidhje me reformën në drejtësi s’do kishin rëndësi pa atë që e njohim si vettingu në drejtësi, Vettingu është shtylla e reformës, për të krijuar një trupë gjyqtarët e prokurorësh, për të garantuar drejtësi. Vettingu parashikohet në dispozita kushtetuese dhe ligjore, dhe është element thelbësor për të garantuar nivel të dukshëm për të krijuar besim nga qytetarët. Procesi i vettingun u parashikua në kushtetutë si sistem i kualifikuar i pavarur. Ky mandat përfundon në qershor të 2022-shit. Dispozitat kushtetuese parashikojnë zgjidhje për rastet kur organet e vettingut s’do të mbyllin dot çështje. Dhe ato çështje do i kalonin KLP dhe KLGJ.

Për ankimet kundër Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, do shqyrtoheshin nga Kushtetuesja. Dy organet, si KPK dhe Komisionerët Publikë kanë shqyrtuar rreth 60% të çështjeve. Ndaj rezulton se do të mbeten të pashqyrtuara mbi 300 çështje. Rezulton se sfidat e krijimit të institucioneve nga e para kanë ndikuar në vijimin e punës. Sot jemi pra situatës ku duhet të vendosim që të shtyjmë mandatin e këtyre organeve, apo të vijojmë me skenarin ku mbi 300 çështje të pashqyrtuara do i kalojnë SPAK-ut. Kjo është përgjegjësia që të tregojmë dhe marrim përsipër. Duhet të tregojmë se cili skenar do të duhet të zgjedhim. Për të bërë një vlerësim të saktë dhe të drejtë na vijnë në ndihmë opinioni i Venecias, apo i KE-së, mendimet e konstitucionalistëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy