Deputeti Ben Blushi shpalos një nga pikat themelore të projektit të ri politik. Në një postim në “Facebook”, Blushi ndalet te çështja e pagës minimale, e cila, sipas tij, është më e ulëta në Europë.
“Shikoni sa është paga minimale në Shqipëri. Më e ulëta në Europë. Të gjithë ata që thonë se pagat e ulëta thithin më shumë investime të huaja, e kanë gabim. Shqipëria është vendi i fundit në rajon për investimet e huaja direkte. Pagat e ulëta janë burim skllaverie, varfërie, emigracioni dhe injorance. Një shtet që lejon që paga minimale të jetë 700 lekë në ditë është mizor dhe i pashpirt. A duhet të rritet paga minimale? Pa asnjë dyshim. Do jetë një nga çështjet themelore të Projektit të Ri Politik. Sa më shumë të varfër, aq më pak të pasur. Sa më pak të varfër, aq më shumë të pasur!”, shkruan Blushi.



