“Polici e krimit”, tensionohet protesta para Ministrisë së Brendshme

“Polici e krimit”, tensionohet protesta para Ministrisë së Brendshme

Tensionohet situata para Ministrisë së Brendshme, ku po mbahet protesta e thirrur nga shoqëria civile për ngjarjen e Himarës. Me parullën “Polici e krimit”, një grup qytetarësh janë përplasur me policinë.

Qytetarë, aktivistë të shoqërisë civile dhe deputetë e mbështetës të opozitës janë mbledhur para Ministrisë së Brendshme për të protestuar për sigurinë në plazhe, pas ngjarjes së rëndë të një dite më parë në plazhin e Himarës.

Një pjesë e madhe e protestuesve para Ministrisë së Brendshme kishin marrë me vete fëmijët.  

Vogëlushja 7-vjeçare Jonada Avdia u aksidentua për vdekje nga një skaf që drejtohej nga komisari Arjan Tase, i cili më parë kishte mbajtur edhe postin e kreut të Komisariatit të Himarës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy