Eksperti i ekonomisë Bujar Bendo tha se ka qenë vullneti i autoriteteve që kanë lejuar evazionin fiskal. Duke folur në “Mcn Economy” Bendo theksoi se ka nevojë për një analizë dhe mbikëqyrje të fortë të administratës.
“Një amnisti është reformë më e plotë që kërkon edhe një vendimmarrje politike, që tani mazhoranca e ka, dhe s’e ka patur më përpara. Politika ka zgjedhur këtë term, jo amnisti, por paqe fiskale. Kjo është gjithë arsyeja, përmirësimi i klimës së biznesit dhe vendosja e një cut off-i. I gjithë meraku dhe frika e biznesit, është që të tilla reforma, falje, amnisti, ne kemi parë edhe herë të tjera, dhe do të duhet të ketë një fund si aplikohen këto.
Pse erdhi borxhi tatimor? Duhet të kuptojmë nga na erdhi, ku çeduam dhe pastaj të marrim masa. Arsye ka shumë dhe ndoshta disa janë edhe thjesht teknike, por në parim, duhet kuptuar që ndryshimi i politikave tatimore, shkallëve të tatimit, ka bërë që shumë subjekte, dhe për mungesë të edukatës fiskale, bëri që gjithë ky borxh të mblidhej. Ai borxh tatimor ka ardhur për gropa dhe subjekte shumë të mëdha, për cedime nga administrate tatimore, nga vet mbikëqyrësit për të mbledhur tatime.
Duhet bërë një analizë që mbikëqyrja e administratës duhet të jetë më e fortë. Duhen analizuar saktë arsyet dhe pasojat pse u krijua ky borxh tatimor. Është vet dëshira e mbikëqyrësve që e kanë lejuar, kjo duhet frenuar. Një analizë e tillë duhet të bëhet! Administrata duhet të jetë më profesionale dhe e përgjegjshme”.



