Zbulohet një specie e re dinozauri në Argjentinë

Zbulohet një specie e re dinozauri në Argjentinë

Paleontologët në Argjentinë kanë zbuluar një specie të re dinozauri, me krahë të shkurtër, në mënyrë disproporcionale si ato të Tyrannosaurus Rex.

Një fosil i Meraxes gigas, siç është quajtur dinozauri i ri, u gjet në atë që tani është rajoni verior i Patagonisë në Argjentinë.

U zbulua se krijesa ishte 11 metra e gjatë dhe peshonte më shumë se katër ton, sipas një studimi, botuar në revistën Current Biology, raporton CNN.

Në atë kohë zona ka qenë e nxehtë dhe lagësht me shumë rrugë ujore dhe bimësi duke përfshirë pemë të mëdha.

Kështu tha Juan Canale, drejtuesi i projektit në Muzeun Paleontologjik Ernesto Bachmann në Neuquén, Argjentinë.

Sipas studimit, mishngrënësi është nga grupi i dinozaurëve Carcharodontosauridae, i cili ka jetuar në periudhën e Kretakut, 145 deri në 66 milionë vjet më parë.

Një grup fosilesh Carcharodontosauridae janë gjetur në 30 vitet e fundit, por shumë pak dihej për kafkën, parakrahët ose këmbët e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy