
Kandidati për deputet i PS, Xhemal Qefalia në një lidhje për MCN TV tha se tashmë fitorja e PS është dukshëm e thellë.
“Rezultatet e deritanishme flasin dukshëm për fitore të thellë të PS dhe shpresojmë që të kemi rezultatin e shumëpritur nga ne.
Ai gjithashtu foli për ftesën e PS për kreun e PD Lulzim Basha për të bashkëpunuar të cilën tha se tashmë që fushata ka përfunduar puna është e përbashkët dhe secila nga partitë ka misionin e vet.
“Fushata quhet e përfunduar dhe tani puna është e përbashkët dhe qytetarët presin nga qeveria. Kjo ftesë është për të kryer secili misionin e vet dhe rolet e tyre. Në një vend demokratik janë të nevojshëm rolet e të gjitha partive”, tha Qefalia.



