Zjarri shkatërron shtëpinë e modeles Cara Delevingne

Zjarri shkatërron shtëpinë e modeles Cara Delevingne

Shtëpia e çuditshme dhe shumëngjyrëshe e Cara Delevingne në Los Anxhelos është përfshirë nga flakët duke u shkatërruar.

Por modelja u lehtësua kur mësoi se dy macet e saj kishin shpëtuar.

Supermodelja ishte në Londër kur shpërtheu zjarri, pasi të hënën ajo bëri debutimin e saj në skenë në West End, duke luajtur Sally Bowles në muzikalin Kabare (roli i bërë i famshëm nga Liza Minnelli në versionin filmik të vitit 1972).

Pasi mësoi për zjarrin shkatërrues, ajo reagoi në Instagram, duke thënë se i ishte thyer zemra dhe postoi një fotografi të dy maceve të saj.

Nuk mund ta besoj. Jeta mund të ndryshojë sa hap e mbyll sytë, prandaj mbajeni atë që keni.

Por pak orë më vonë ajo është gëzuar sërish në Instagram duke thënë se dy kotelet janë shpëtuar nga zjarrfikësit, të cilët i ka falënderuar me entuziazëm.

Zjarrfikësve iu desh të punonin në mënyrë intensive për më shumë se dy orë, në agimin e së premtes, gati njëqind zjarrfikës u vunë me radhë për të shuar flakët.

Në fund ia dolën, por ndërkohë një dhomë dhe papafingo ishin djegur nga tym dhe çatia ishte shembur.

Rezidenca me tulla të bardha, në një stil të paqartë të vendit anglez, u ndërtua në vitin 1941 për familjen Von der Ahe, themelues të zinxhirit të supermarketeve Vons.

Von der Ahes priti Papa Wojtyla kur Papa vizitoi Los Anxhelosin në 1987.

Delevingne e bleu rezidencën, katër dhoma gjumi në 750 metra katrorë, në vitin 2019 për 7 milionë dollarë, por më pas e rinovoi, duke shtuar pak nga gjithçka që frymëzon shpirtin e saj të lirë me kafshë ekzotike dhe natyrë.

“Është si një shesh lojërash brenda-jashtë Alice in Wonderland,” e përshkroi ajo.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy