Xhavit Haliti, deputet i PDK-së tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se fushata zgjedhore në Kosovë është e pabarabartë duke qenë se LVV ka favore të jashtëzakonshme dhe po keqpërdor buxhetin e shtetit.
Sipas Halitit ka një marrëveshje të fshehtë mes Kurtit dhe Osmanit.
Fushata ka nisur zyrtarisht edhe pse ka një javë që janë pothuajse të gjitha në teren për të kërkuar votën për 7 qershorin. Premtimet janë si në fushata, mundësitë janë të kufizuara.
LVV ka favore të jashtëzakonshme, kanë keqpërdorur buxhetin, kanë keqpërdorur 200 milionë euro vetëm në këtë periudhën e fushatës zgjedhore. I kanë mundësitë për të përdorur mjetet që ka qeveria si makinat etj. Partitë e tjera, sidomos të opozitës i kanë mundësitë e kufizuara. Po shihet dhe nga pjesëmarrja e qytetarëve me zgjedhjet e kësaj here. Beteja ka nisur me përplasje. Përplasjet janë mes Osmanit dhe Kurtit, që i kam quajtur farsë dhe të qëllimshme që t’i pamundësojnë pjesës tjetër të opozitës për t’u dukur që është në garë. Pabarazia në këto zgjedhje është shumë më e theksuar se çdo herë. Kjo është situata ne do të bëjmë përpjekje maksimale për t’i fituar zgjedhjet. Interesimi është shumë i madh, së pari i anëtarësisë dhe së dyti dhe qytetarëve të pakënaqur.
Propaganda është e theksuar nga VV në idenë e sovranitetit, duke e përmend veriun dhe disa çështje të tjera. Partia Demokratike ka shpalosur programin, duke theksuar se cilat do të jenë prioritetet në qeverisjen e saj. Premtimet janë joshëse dhe shumë realiste.
Risia është vetëm pozicioni i Osmanit, të tjerat janë propozime të lehta qoftë të VV qoftë të partive të tjera opozitare.
Nuk besoj që Osmani po përpiqet të nxjerrë LDK fituese, por të faktorizojë veten dhe të kthehet aty ka qenë. Medoj se ka marrëveshje mes Kurtit dhe Osmanit të organizuar me qëllim. Është lojë e të dy palëve, ka marrëveshje të fshehtë mes Osmanit dhe Kurtit.



