Vritet 36-vjeçari në Shkodër/ Viktima kishte armën gati për qitje

Vritet 36-vjeçari në Shkodër/ Viktima kishte armën gati për qitje

Një vrasje me armë zjarri është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli”.

MCN Tv mëson se 36- vjeçari Elis Rroshkodoli ka qenë duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar për vdekje.

Policia dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ndodhen në vendin e ngjarjes.

Korrespondentja Bendis Druni, në një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv tha se ka qenë një person që ka qëlluar ndaj 36-vjeçarit.

Viktima rezulton me precedent të mëparshëm penal ku në 2014 është arrestuar bashë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.

Në 2023, 36-vjeçari pasi ka plagosur një rumun dhe është arratisur drejt Stambollit.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin Elis Rroshkodolli, rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit Elis Rroshkodolli,, 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy