Mesatarja e rasteve të reja me Covid-19 ka rënë në krahasim me një muaj më parë. Por kjo rënie nuk është e mjaftueshme për të lehtësuar masat.
Komiteti i Ekspertëve doli sot me një analizë të situatës epidemiologjike në Shqipëri.
Sipas grupit të ekspertëve ka një përmirësim të lehtë të situatës, por masat do të vijojnë të mbeten në fuqi edhe për dy javë.
Zv.ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se përvojat e vendeve të tjera kanë treguar se në fushata zgjedhore në vendet e tjera, nuk është vënë re tendencë e shtimit të infeksioneve.
Sipas saj, respektimi rigoroz i masave dhe fillimi i procesit të vaksinimit do të sjellin si pasojë përmirësimin e mëtejshëm të situatës.



