Një automjet ka marrë flakë në ecje e sipër në Fier, mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:40, në lagjen "1 Maj", ku ka marrë zjarr në ecje e sipër në pjesën e motorit mjeti tip “Volkswagen” me targa AA 548 LZ në pronësi të shtetases R.O.
Në vendngjarje është dërguar zjarrfikësja dhe grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në pjesën e motorit.



