15 vjeçari me 3 plumba në spital, u plagos aksidentalisht pas konfliktit mes dy xhaxhallarëve (VIDEO)

15 vjeçari me 3 plumba në spital, u plagos aksidentalisht pas konfliktit mes dy xhaxhallarëve (VIDEO)

Një 15-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në Fushë-Mëzez në zonën e Kasharit.

Lidhur me këtë ngjarje në MCN Live gazetari Besmir Pula ka dhënë detaje ku shprehet se 15 vjeçari ka mbetur i plagosur pas një konflikti të dy xhaxhallarëve të tij.

Dy vëllezërit janë konfliktuar me njeri-tjetrit duke degraduar deri në përdorimin e armës së zjarrit ku aksidentalisht plumbat kanë plagosur nipin e tyre 15 vjeçar.

Oficerët e policisë kur kanë marrë në pyetje të miturin ai ka deklaruar se plumbat kanë ardhur nga një makinë nga jashtë shtëpisë por kjo ka ngritur dyshime dhe më pas është zbuluar se gjithçka ka ndodhur pas konfliktit të dy vëllezërve binjakë.

Në vijim të veprimeve për këtë rast policia ka shpallur në kërkim shtetasi Nazmi Pëllumbi, 29 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, “Plagosja e rëndë nga pakujdesia” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjithashtu u arrestua shtetasi Florant Pëllumbi, 29 vjeç, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij u gjet një sasi kokaine, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. 

Dy personat përfshirë në konflikt nuk kanë pranuar të japin arsyet pse ka nisur ky sherr, por dyshohet se lënda narkotike në shtëpi mund të jetë një nga arsyet e nisjes së këtij konflikti mes tyre.

15 vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Sa përket deklarimeve kontradiktore të të miturit dhe xhaxhait të tij, ka qenë nëna e 15 vjeçarit të plagosur që ka shpjeguar të gjithë dinamikën e ngjarjes.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy