Rama nga Sauku: Në Tiranë duam 18 deputet, na shijon më shumë fitorja kur i mundim përballë (VIDEO)

Rama nga Sauku: Në Tiranë duam 18 deputet, na shijon më shumë fitorja kur i mundim përballë (VIDEO)

Në një takim me banorët e Saukut, kryeministri i vendit ka folur për projektet dhe ambiciet e PS-së, duke thënë para të pranishëmve se nga 16, synon të marrë 18 mandate në Tiranë në zgjedhjet e 25 qershorit.

“Nuk jemi engjëj, larg qoftë por në sheshin e betejës politike jemi shqiptarët më të mirë , Kështu që besoj se këtu në Tiranë ne meritojmë dhe s’kërkojmë asgjë më shumë se sa na kërkon në 18 mandate”, deklaroi Rama.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk i ka kursyer ngacmimet për demokratët pak orë para se Kuvendi të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme ku do të votojë ligjin e vettingut dhe emrat e ministrave të rinj.

“Ne ia dolëm t’i imponojmë PD edhe ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi edhe zhbllokimin e vettingut sot pas pak minutash. Ja dolëm që PD të rikthehet në zgjedhje. E kemi thënë se i duam në zgjedhje se na shijon më shumë fitorja duke i mundur ballë për ballë se sa duke i lënë mbyllur në çadër. Ne nuk shkelëm Kushtetutën nuk u tallëm me popullin. Nuk shkelëm as ligjin kur shtymë me 1 jave datën e zgjedhjeve Ishte e vetmja mënyrë për shtyrje ligjore. Ne besojmë që nëse ju themi njerëzve që duam të bëjmë shtet të jemi të parët që i respektojmë ligjet”, tha kryeministri.

.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy