Skandali tek Onkologjiku, Zhabina: Në krye të skemës ishte mjeku Edmond Gashi, një pacientë paguante deri në 5 mijë euro (VIDEO)

Skandali tek Onkologjiku, Zhabina: Në krye të skemës ishte mjeku Edmond Gashi, një pacientë paguante deri në 5 mijë euro (VIDEO)

Gazetari Xhevair Zhabina në MCN Live ka komentuar skandalin me mjekët te Onkologjiku të cilët zhvatnin të sëmurët me tumor.

Ai u shpreh se është zbardhur e gjithë skema e mashtrimit ku në krye të saj qëndronte mjeku Edmond Gashi, ndërsa rekrutimet e pacientëve bëheshin nga koordinatori Emiljano Lela, të cilët paguanin nga 3-5 mijë euro për një seancë.

Sipas tij, në këtë skemë ishte i përfshirë dhe farmacisti Florian Marku ku dyshohet se ilaçet e depos së Onkologjikut i shkonin farmacistit ku më pas ai ua shiste të sëmurëve me tumor kur në fakt ata duhet ti merrnin falas.

Drupal Ad

 

 

 

Në fakt është nga ato dosje që është zbardh e gjithë skema e mashtrimit se si funksiononte marrëdhënia e një mjeku, farmacisti dhe disa personave të tjerë për të zhvatur pacientë me tumor.

Sigurisht që në krye është mjeku Edmond Gashi me masën arrest shtëpie për shpërdorim detyre dhe në ndihmë të tij është koordinatori Emiliano Lela, personi që në njëfarë mënyre rekrutonte pacientët për ti dërguar ata në klinikën e mjekut Gashi sepse atje do gjenin një shërbim të shpejtë me ilaçet e duhura dhe në fund do paguanin më pak se ishin rekomanduar nga Emiliano Lela, por në fakt shifrat janë të larta sepse një pacientë ka paguar nga 3-5 mijë euro. Në fund është dhe farmacisti i cili siguron ilaçet për kimio terapi ku të gjithë pacientët që i drejtohen onkologjikut ato ilaçe duhet ti marrin falas.

Një pjesë e dosjes është fokusuar dhe te veprimet e nëndrejtoreshës së QSUT Brikena Qirjazi. Është e çuditshme sepse duke lexuar ato që shkruhen në dosje dhe kjo e gjithë bëhet për para, para që vijnë nga pacientë në gjendje të vështirë si ekonomike dhe shëndetësore, masa për shpërdorim detyre është shumë e lehtë.

Më tej Zhabina theksoi se këto shifra janë vetëm për një fazë kurimi sepse kurimi për tanorët ka disa etapa dhe kjo është vetëm etapa e parë, pasi këta persona kanë kaluar në disa etapa.

Përshtypje më ka bërë dhe fakti që kur një pacientë shkon në klinikën e Gashit dhe ai i rekomandon direkt kimio dhe operacion, kur në fakt ai duhet të bëjë analiza, biopsi para se të vendosë për ecurinë. Gjendja jote është shumë e vështirë dhe duhet të futesh në operacion dhe kjo vetëm për të marrë atë 5 mijë euro.

Në krye të saj ishte mjeku Gashi, më pas Emiljano Lela koordinatori i pacientëve në spitalin onkologjik dhe nga rekrutimet ai merrte përqindjen e tij. Pasi pacienti shkonte në klinikë paguante shifrën e parave nga 3-5 mijë euro, por një tjetër gjë që thuhet në dosje është se dhe ilaçet që janë në spitalin Onkologjik nxirreshin jashtë, vidheshin nga ata që kishin akses për të hyrë në depon e ilaçeve Onkologjik dhe drejtoheshin drejt farmacive private, në këtë rast flitet për farmacistit Florian Marku.

Për farmacistin ka y dyshime, e para që farmacisti fuste ilaçe kontrabandë për të cilën është hetuar dhe më herët dhe një tjetër dyshim është se ilaçet e depos së onkologjikut nxirreshin nga aty dhe dërgoheshin te floripharma dhe pacientët drejtoheshin drejt kësaj farmacie për ta blerë ilaçin kur në fakt duhet ta merrnin falas te Onkologjiku. Kjo është skema ku janë të përfshirë mjekë, nëndrejtoresha e QSUT që është në masë sigurie për shpërdorim detyre, edhe pse më duket e pabesueshme se si ata mund të akuzohen vetëm për shpërdorime detyre kur ata me ato para bënin pushime në Maldive.

Mendoj se përveç skemës duhet të hetohet dhe për pastrim parash, pasi vajza e mjekut zotëronte një makinë dhjetëra mijëra euro, prandaj duhet hetuar se çfarë ka ndodhur me paratë, për çfarë përdoreshin, a janë të justifikuara, ky hetim mungon dhe mund të jetë vazhdimi i një hetimi e për momentin duket sikur jemi fokusuar vetëm te pjesa se si pacientët përdoren nga mjekët si një top me para. Deri tani është një hetim i cunguar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy