Apple, Google dhe Microsoft bëhen bashkë: Do eliminohen fjalkalimet!

Apple, Google dhe Microsoft bëhen bashkë: Do eliminohen fjalkalimet!

Apple, Google dhe Microsoft kanë njoftuar se duan të eliminojnë përgjithmonë nevojën për të aksesuar shërbimet dixhitale me fjalëkalime.

Për këtë ata do të zhvillojnë një infrastrukturë për të lejuar hyrjen pa një çelës alfanumerik në telefonat inteligjentë (Android dhe iOS), kompjuterë (Windows dhe macOS) dhe shfletues (Chrome, Edge dhe Safari). Pritet që kjo të vihet në zbatim që në fillim të vitit të ardhshëm.

Sipas raportit vjetor të “Verizon” për shkeljet e të dhënave kibernetike, 80% e tyre shkaktohen ende nga fjalëkalime të pasigurta dhe kredenciale të dobëta. 

Siç shpjegohet në një shënim zyrtar të Apple, pasi sistemi të jetë aktiv, mund të përdorni telefonin inteligjent për të hyrë në një aplikacion ose shërbim në ueb, pavarësisht nga softueri operativ ose shfletuesi në përdorim. 

I njëjti operacion që kryejmë disa herë në ditë për të zhbllokuar telefonin, nga njohja e fytyrës dhe e gjurmëve të gishtave deri te kodet, do të mjaftojë për të hyrë në faqet dhe aplikacionet, si një mjet i shpejtë dhe i sigurt vërtetimi.

Përdoruesit do të jenë gjithashtu në gjendje të aksesojnë automatikisht kredencialet e tyre në pajisje të shumta, pa pasur nevojë të riregjistrojnë secilën llogari.  Sipas tre gjigantëve, risia do ta bëjë shumë më të vështirë për hakerët vjedhjen e informacionit të hyrjes, duke pasur parasysh mungesën e çelësave në numra dhe gërma dhe identifikimit vetëm përmes pasjes së një telefoni inteligjent.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy