Monica Belluci hap zemrën: Në jetën time është sërish dikush

Monica Belluci hap zemrën: Në jetën time është sërish dikush

Ajo është një nga gratë më të bukura të botës. 52-vjeçarja Monica Belluci ka qenë shpesh në kopertinën e shumë prej revistave më të njohura në botë. Kësaj here, ajo ka rrëfyer një secret për “Partis Match”. Katër vjet pas ndarjes nga bashkëshorti Vincent Cassel, Belluci thotë se në jetën e saj ka një tjetër mashkull.

“Në moshën 52-vjeçare jam një tjetër grua. Ka një burrë në jetën time”, ka thënë ajo, por pa zbuluar identitetin e të dashurit të ri.

Më franceze se të gjitha italianet. Kështu e përshkruan revista franceze. Belluci ka folur për martesën me aktorin Vincent Cassel, me të cilin u nda në vitin 2013.

“E kam ndier veten krejt të humbur. Gjithë çfarë kasha ndërtuar u thërrmua brenda pak kohësh. Pas një marrëdhënieje 20-vjeçare, dua të rindërtoj jetën time”, ka thënë ajo.

“E kam thënë gjithmonë se asgjë nuk ndodh rastësisht. Nuk mund të rritemi pa kaluar edhe kriza personale”, shton ajo.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy