Papa: Yuri Kim pjesë e DASH, kërkon të rriten emërimet politike. Trump më i përgatitur këtë radhë (VIDEO)

Papa: Yuri Kim pjesë e DASH, kërkon të rriten emërimet politike. Trump më i përgatitur këtë radhë (VIDEO)

Autori i emisionit “Fokus” Robert Papa thotë se ish-ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim, vazhdon të jetë pjesë e Departamentit të Shtetit.

“Vazhdon të mbajë detyrën e zv.ndihmës asistentes kryesore për Europën, atë pozicion që ka patur”, u shpreh Papa për edicionin e lajmeve në MCN TV.

Ai deklaroi në vijim se Departamenti Amerikan i Shtetit ka 70 mijë punonjës, ku 49 mijë janë pozicione lokale në botë, 27 mijë në Uashington dhe prej tyre emërime politike janë deri në 250.

Këtë radhë administrata Trump ka kërkuar që 20 nga këto pozicione të larta të japin dorëheqjen dhe të kalojnë në pozicione të tjera.

Ish-ambasadori Donald Lu mund të shkojë ambasador diku, nëse nuk i pëlqen vendi ku shkon, mund të dalë në pension.

Nuk janë shumë 200 emërime politike, në një departament të madh ku punonjësit e karrierës ndikojnë në politikë.

Edhe ambasadorja Kim që është dy nivele më poshtë ka kërkuar të rritet numri i emërimeve politike, por kjo nuk është e lehtë se duhet të kalojë në Kongres dhe në Senat.

Deri tani emërime politike reale presidenti ka 1000. Deri tani ka bërë 200, pritet që lista të jetë me 800.

Kësaj radhe është më i përgatitur, ka njerëz më besnikë dhe do të fusë më shumë emërime politike.

DASH ka më shumë emërime politike, se këtu janë ambasadorët.

Është shumë e vështirë dhe siç ma tha ambasadori Bolton mbrëmë, duhet një revolucion kulturor, dhe Rute nuk i bën dot për 4 vjet, pra merr kohë.

Ndërsa për idenë e shkëmbimit të trojeve deklaroi se Bolton i ka thënë se ishte nisur nga Tony Blair, Aleksandar Vuçiç, Edi Rama dhe Donald Trump.

Është një ide që u mendua se u tejkalua, por me një person si Grenell mund të kthehet sërish.

Por Bolton më tha jeni me fat që Trump do të përqendrohet te Ukraina dhe në Kosovë nuk do të jetë që në fillim. Nuk besoj se do të na dëmtojë.

Një personazh si Grenell që indirekt mbështeti Vuçiç duke dalë kundër protestave, nuk ka pse se nuk e ka marrë këtë detyrë, mund të jetë i dërguar për Ballkanin.

A e dëgjon Rrump Kushner dhe Grenell? Kushner e dëgjon, ndërsa Grenell jo.

Sipas tij, Donald Trump këtë radhë është i përgatitur, ka marrë njerëz të thjeshtë dhe besnik, është shumë aktiv dhe se ka bërë për 4 ditë çka nuk ka bërë Joe Biden në katër vjet dhe jo vetëm për kufirin jugor me Meksikën.

Është sfidues ndaj një organizate të elitës së majtë Davos duke kërcënuar me tarifa.

Donald Trump është në sulm dhe e majta është e çorientuar dhe nuk di si të reagojë.

Dy arsyet pse Trump fitoi është ekonomia dhe kufiri jugor.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy