I vdiqën prindërit dhe gjyshja pas helmimit, djali: Mjekët e neglizhuan

I vdiqën prindërit dhe gjyshja pas helmimit, djali: Mjekët e neglizhuan

I biri, Haki Haliti, i familjes nga Gjilani që humbi jetën në Gjirin e Lalzit ku sipas policisë 3 anëtarët janë helmuar nga kërpudhat, ka ngritur dyshimet e tij në lidhje me ngjarjen.

Ai thotë se i ati, e ëma dhe gjyshja e tij shkuan me simptoma të rënda në qendrën shëndetësore të Manzës dhe se atje iu bë vetëm një serum dhe më pas u dërguan në shtëpi.

Sipas tij kjo është një neglizhencë e mjekëve që sipas tij ata u dërguan në shtëpi kur ishin ende në gjendje të rëndë.

"Kemi shkuar kemi ndenjur atje të gjithë. Ai është shteti jonë. Babi është me dokumente shtetas i Shqipërisë. Janë infektuar prej disa ushqimeve që kanë ngrënë. Shqetësuese për ne është neglizhenca dhe mostrajtimi i duhur në shërbimin spitalor të Manzës. Tre pacientë të shkojnë me të njëjtin simptomë dhe të kthehen në shtëpi me barna nuk është adekuate - pa analiza dhe pa kurrfarë përkushtimi të lihet pacienti në atë gjendje është diçka jo e duhur për çdo mjek.

Kam komunikuar me babin dhe kanë marrë vetëm një serum dhe ishin kthyer në shtëpi edhe pse nuk ishin në gjendje të mirë. Mendimi im është se nuk mund të lirohet pacienti në atë mënyrë. Sikur të ishte vetëm një hajde. Por tre pacientë me simptoma të njëjta. Kjo është e pakuptueshme”, tha djali.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy