Gati dy mijë pinguinë të ngordhur janë gjetur në brigjet lindore të Uruguait në dhjetë ditë. Sipas autoriteteve shkaku i kësaj masakre mbetet i pashpjeguar. “Këta pinguinë Magelanik, shumica prej tyre të rinj, ngordhën në Oqeanin Atlantik përpara se të ktheheshin nga rrymat”, shpjegoi Carmen Leizagoyen, përgjegjëse për çështjet e kafshëve të egra në Ministrinë e Mjedisit të Uruguait. Sipas saj, 90% e këtyre pinguinëve janë ekzemplarë të rinj që vijnë pa rezerva yndyrore dhe me stomakun bosh. Sipas Leizagoyen testet e kryera për të përcaktuar praninë e gripit të shpendëve janë negativ. Burimi: https://www.lemonde.fr/planete/article/2023/07/22/uruguay-pres-de-deux-mille-manchots-retrouves-morts-en-dix-jours_6182994_3244.html



